Barcelona synon fitoren e parë në Ligën e Kampionëve kundër Dynamo Kyiv

Futboll

Barcelona synon fitoren e parë në Ligën e Kampionëve kundër Dynamo Kyiv

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 13:47
Foto

Gjigandi katalunas Barcelona do të synojë sot që ta regjistrojë fitoren e parë në sezonin e ri të Ligës së Kampionëve, ku e pret në shtëpi në stadiumin “Camp Nou” skuadrën e Dynamo Kyiv.

Të dy skuadrat në xhiron e fundit pësuan humbje, ku Barcelona u turpërua 3:0 nga skuadra e Benficas, kurse Dynamo Kyiv u mposht me rezultat 5:0 nga Bayern Munich.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, Barcelona zë vendin e fundit në Grupin E me asnjë pikë të arkëtuar, kurse kundërshtari i sotëm Dynamo Kyiv pozicionohet në vendin e tretë me vetëm një pikë të arkëtuar.

Barcelona dhe Dynamo Kyiv në ndeshjen e sotme do të paraqiten me mungesa të lojtarëve, ku për katalunasit nuk do të paraqiten Wague, Pedri, Garcia, Dembele, Braithwaite dhe Araujo, kurse për skuadrën ukrainase nuk do të paraqiten Besedin, Kulach dhe Popov.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Roberto, Pique, Lenglet, Alba; Gavi, Busquets, De Jong; Sergino Dest, Depay, Fati

Dynamo Kyiv (4-2-3-1): Bushchan; Tymchyk, Zabarnyi, Shabanov, Mykolenko; Shaparenko, Sydorchuk; Tsygankov, Bulyalskyi, De Pena; Garmash

Grupi E

18:45 Barcelona – Dynamo Kyiv (Stadiumi Camp Nou)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat