Ferizaj nuk ka të ndalur, katër ndeshjet e fundit po aq fitore dhe përmirëson dukshëm bilancin në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi B.
Që nga ardhja e Arbnor Morinës, Ferizaj ka tjetër fytyrë, ka tjera rezultate dhe nga fundosja në renditje ngritët në pjesën e lartë të tabelës.
Ferizajasit mposhtën liderin e derisotshëm 2 Korriku me rezultat 4:2 në Prishtinë. Ferizaj kthehet me tre pikë të mëdha.
Ramiz Sadiku kryeson me 16 pikë, duke lënë pas Vushtrrinë 15, 2 Korrikun 15, Arbërinë 15, Ferizajn 14 pikë etj.
"Golashënues ishin Egzon Shabani (2), Çlirim Kashtanjeva (1) dhe Kenan Orana (1).
Kjo është fitorja e 4-të radhazi e djelmoshave tanë nën drejtimin e trajnerit, Arbnor Morina", shkruan në faqen e FC Ferizajt.
Rezultatet, Grupi B
Flamurtari - Vushtrria 1:1
Arbëria - Vllaznia (P) 2:1
2 Korriku - Ferizaj 2:4
Kika – R. Sadiku 0:0
Vitia – F. Kosova 2:1