Trepça ’89 nga Mitrovica vazhdon ne serinë e mirë të rezultateve në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.
Mitrovicasit shënuan fitore me rezultat 3:2 në konak të Drenasit. Vëllaznimi nga Gjakova si vendas zhgënjen, barazon 1:1 me Rahovecin.
Besa nga Peja shënon fitoren e parë me rezultat 2:1 ndaj A&N.
Pas javës së 9-të, Trepça ’89 kryeson me 21 pikë duke e lënë pas Vëllaznimin 19, Onix 15 pikë etj. Besa është në fund me 4 pikë.
Grupi A
Besa – A&N 2:1
Drenasi – Trepça ’89 2:3
Vëllaznimi - Rahoveci 1:1
Trepça - Onix 3:2
Istogu - Liria 1:0