Ka lajmëruar se nuk e di nëse do të ketë forcën për të luajtur një Botëror tjetër pas Katar 2022. Po flasim për Neymar, ylli i PSG dhe Brazilit, i cili ka befasuar botën e futbollit me fjalët e tij.
Në lidhje me këtë situatë ka folur edhe Marquinhos, shoku i tij te Brazilit.
“Njerëzit flasin shumë, Neymar ndihet i keqkuptuar”, ka thënë mbrojtësi për TNT Brazil.
“Nuk e di si do të jetë pas Kupës së Botës (2022), nuk e di nëse do të jetë në nivele të larta për katër vite të tjerë”.
Marquinhos ka folur më pas për ndeshjet aktuale:
“Është i përqendruar te ndeshjet tani, nëse Zoti do të dojë, do të mund të luajë edhe ndeshjet e ardhshme dhe Botërorin e ardhshëm. Unë shpresoj të jem me të. Rruga është e gjatë para Botërorit pasardhës.
Këto donte të thoshte Neymar”.