Pas ndeshjes, trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, tha se kartonët e kuq për skuadrën e tij janë bërë të tepërt.
Januzi u ndëshkua direkt me kartonin e kuq në minutën e 82-të.
I njëjti futbollist ishte ndëshkuar me të kuq edhe në ndeshjen e parë të sezonit kundër suharekasve.
“Kishim përshtypje se ne kishim frikë nga Ballkani dhe ata kishin nga ne.
Nuk jemi aspak të kënaqur me kartonët e kuq. Kjo është e tepërt. Maksimumi i ndërhyrjes së tij ishte kartoni i verdhë. Sidoqoftë, ata po e shohin ndryshe, ne ndryshe. Por, direkt karton i kuq është e tepërt”, tha Dallku.