Hoxhallari, probleme me kaviljen para derbit Kapiteni i Tiranës, Erjon Hoxhallari, dje nuk u stërvit me skuadrën, madje as nuk kreu ushtrimet e relaksit.
Një dëmtim në kavilje e la jashtë. Këmba i ishte fryrë dhe stafi vendosi që ta linte pushim. Gjithsesi, lojtari nuk rrezikon sfidën me Partizanin, sepse mjekët japin garanci që mbrojtësi do të jetë gati. Hoxhallari ishte lojtari i vetëm nga ata që dolën me COVID që luajti 90 minuta.
Shehi vendosi ta aktivizonte nga minuta e parë, sepse ai ishte futbollisti më në gjendje, plus që kërkonte një forcë të madhe në mesfushë.
Hoxhallari prej më shumë se një viti është në orbitën e Kombëtares. Ai merr ftesë rregullisht nga kuqezinjtë dhe është titullar tek ekipi i Tiranës, ndërsa së bashku me Likën e Muçën janë tre më të vjetrit e skuadrës. Aktualisht, 25 herë kampionët janë në vendin e parë të renditjes së Kategorisë Superiore.