Sot u zhvilluan përballjet e 1/8 së finales në Kupën e Maqedonisë në futboll. Në derbin lokal të Tetovës, skuadra e Shkëndijës demoloi Renovën, pran rezultatit bindës 5-0. Merxhani, Hebaj dhe Shala, ishin autor të golave për “kuqezinjët”, të cilët siguruan biletën e çerekfinales.
Fitore bindëse shënoi edhe Bregallnica, e cila me 4-0 mundi skuadrën e Ohrit. Katër gola shënoi edh Sileksi, që mundi Bellasicën me 4-2.
Ndërkohë falë golit të shënuar nga Cvetanovski, FC Shkupi mundi Tikveshin me 1-0 në stadumin në Çair.
Katër skuadrat e tjera siguruan kualifikimin në çerekfinale, përmes penaltive, pasi që nuk kishte fitues në 90 minutat e rregullta. Me këtë rast, Vardari eliminoi Skopjen, Makedonija Gjorçe Petrovi ishte më i sukseshme se Akademia Pandevi, ndërsa Pelisteri dhe Struga Trim Lum, eliminuan Rabotniçkin, respektivisht Borecin.
KUPA E MAQEDONISË – 1/8 E FINALES
STRUGA TRIM LUM 1:1 Borec (5:4, penalti)
Akad. Pandev 1:1 MAKEDONIJA GJ.P. (5:6)
SHKËNDIJA 5:0 Renova
VARDARI 0:0 Skopje (5:4)
BREGALLNICA 4:0 Ohri
BELLASICA 4:2 Sileksi
PELISTERI 0:0 Rabotniçki ( 5-4)
FC SHKUPI 1:0 Tikveshi