Mauro Icardi dhe Wanda Icardi(Nara) janë në qendër të vëmendjes së mediave pas lajmeve se çifti janë ndarë për shkak të tradhëtisë.
China Suarez, aktorja argjentinase është vajza e cila Wanda Nara dyshon se Mauro Icardi e ka tradhëtuar.
Gjatë një emisioni televiziv, gazetari Alngel de Brito dha deklarata të forta për çiftin Icardi dhe argjentinasen Suarez duke u shprehur se gjithçka e thënë deri më tani është e vërtetë.
Sikur të mos mjaftonte kjo, ai publikoi edhe një prej bisedave private që China shkëmbeu me Icardin fshehurazi nga Wanda. Aktorja i kishte kërkuar futbollistit që të takoheshin diku ku askush nuk i njihte.
Por Wanda nuk zbuloi mesazhe vetëm në Instagram, por edhe nga Telegram dhe telefonata. Ndërkohë gazetari tha se ka biseda midis Wanda dhe Benjamín Vicuña (ish-partneri i aktores).
Ndërkohë ata treguan se Icardi donte të hiqte dorë nga China Suarez por ajo ishte shumë këmbëngulëse dhe i shkruante vazhdimisht.
"Doja të takoja në një disko, në një pjesë të botës ku nuk na njeh askus".