A është kjo futbollistja më e bukur në botë?
Agata Isabella Centasso luan për Venezian dhe tërheq vëmendjen si brenda dhe jashtë fushës.
Ajo u "zbulua" nga gazetari i famshëm italian Gianluca Dimarcio dhe tani Agata është bërë e njohur gjerësisht, madje e konsiderojnë atë futbollisten më të bukur në botë!
Vajza 31-vjeçare i ngjan një modeleje në rrjetet e saj sociale, por ajo në fakt luan futboll. Ajo luan për Venezian dhe mediat italiane e përshkruajnë atë si një mesfushore klasike, e cila mbështetet në guximin dhe forcën.
Edhe pse numri i ndjekësve në Instagramin e saj po rritet vazhdimisht për shkak të pamjes së saj, Agata ka pseudonimin ‘Bisha’.
“Nofka u shpik nga babai im kur isha më e re. Kam qenë shumë e gjallë si fëmijë, gjë që më vonë u reflektua në fushën e futbollit’, - tha Agata.
Vetëm në moshën 20 vjeçe ajo filloi të luajë futboll.
Mediat italiane e përshkruajnë Agata -n si një vajzë shumë të butë "derisa me të dalë në fushën e futbollit", bëhet si "bishë"!