Një tifoz ka tentuar ta sulmojë yllin portugez të Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldon mbrëmë pas përfundimit të ndeshjes kundër Atalantës.
“Djajtë e Kuq” triumfuan 3-2 me rikthim të madh në rezultat ndaj italianëve në “Old Trafford”.
Pas ndeshjes, Ronaldo derisa po ecte në fushën e blertë një tifoz vrapoi në drejtim të 36-vjeçarit.
Në plan të parë u mendua se është një tifoz që kërkonte fotografi me të, mirëpo ai e kapi për fanelle Ronaldon, ndërsa sigurimi reagoi shpejt për të evituar ndonjë incident të mundshëm.
Sidoqoftë, Ronaldo këtë veprim të tifozit e mori me sportivitet duke buzëqeshur.
Cristiano Ronaldo ishte “heroi” i Man Unitedit, ngase shënoi golin e fitores në minutën e 81-të.