Një natë frike për presidentin e Union Berlin, Dirk Zingler, i cili u sulmua së bashku me persona të tjerë në një lokal të Roterdamit nga një tifoz i Feyenoord. Dy skuadrat do të përballen sonte në “Conference League”.
Presidenti i klubit gjerman ishte në mesin e një grupi drejtuesish kur u sulmua.
Njëri nga njerëzit që ndodhej me të përfundoi në spital. Policia e Roterdamit arrestoi një 25-vjeçar, i cili, së bashku me një grup njerëzish, hodhën karrige dhe objekte të tjera.
“Për fat të mirë nuk pati lëndime serioze. Unë nuk mendova se një gjë e tillë mund të ndodhte.
Grupi që shoqëronte presidentin në momentin e incidentit përbëhej nga rreth një e treta femra, kishte edhe të moshuar”, – tha zëdhënësi i klubit gjerman për “Dpa”, duke shtuar se i plagosuri tashmë është larguar nga spitali. Feyenoord e dënoi menjëherë incidentin dhe i kërkoi falje Union Berlinit.