Në selinë e FIFA-s në Cyrih, më 26 nëntor, në orën 17.00, do të hidhet shorti për balotazhin e Botërorit “Katar 2022”, kur do të mësohen 12 kombëtaret që do të luftojnë për biletat e fundit.
Deri atëherë, mbetet që të zhvillohen edhe dy raundet e fundit të garave në grupe, kur do të mësohet të gjithë kombëtaret, pjesëmarrëse në balotazh. Tani për tani, të sigurtë janë kombëtaret e Danimarkës dhe Gjermanisë.
Mbeten edhe 8 vende të tjera për kualifikim të drejtpërdrejt, ndërsa 3 të tjerë do të mësohen nga “Play Off-i.
Play Off-i për kualifkimin në Botërorin në “Katar 2022” përmes Evropës, përbëhet nga 3 turne me nga katër ekipe. Dhjetë kombëtare do të vijnë nga eliminatoret, ndërsa dy nga Liga e Kombeve.
Turnetë do të zhvillohen në pricipin eliminator me sfidat e gjysmëfinales dhe finales, andaj 3 fituesit do të udhëtojnë në Katar.