Ferizaj është në kremten e fitores me rezultat 4:2 ndaj 2 Korrikut në Prishtinë.
Jo me kaq, merret vesh nga burimet e afërta me klub, se drejtuesit e klubit do t’i shpërblejnë me premia të majme futbollistët për fitoren në derbin me 2 Korrikun.
“Shifra nuk bëhet e ditur por flitet se janë premtuar premia të majme. Këto premia vijnë si rrjedhojë e fitores në derbi po ashtu edhe të lojës së mirë”, tha një burim i afërt me klubin për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Po ashtu bëhet e ditur se premia janë paraparë edhe për ndeshje të caktuara.
Arbnor Morina prej se është emëruar kryetrajner, Ferizajt nuk i ndahen fitoret, katër ndeshjet e fundit po aq fitore.
Merret vesh se kryetari i klubit, Lulzim Abazi, me aksionarë do t’i ndajë premitë gjatë këtyre ditëve.
Ferizaj zë vendin e pestë me 14 pikë në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi B, ka dy me pak se lideri Ramiz Sadiku nga Prishtina.