Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë në fundjavë me ndeshjet e javës së 11-të.
Tri ndeshje të kësaj jave do të zhvillohen të shtunën, kurse dy të tjera të dielën.
Vëmendja kryesore e kësaj jave do të jetë në Suharekë, atje ku do të zhvillohet derbi mes Ballkanit dhe Prishtinës.
Një tjetër derbi do të zhvillohet në Merdar, atje ku Llapi e pret Dritën.
Në ndeshjet tjera takohen: Gjilani – Feronikeli, Malisheva – Ulpiana dhe Drenica – Dukagjini.