Kanë përfunduar pjesët e para në gjashtë ndeshjet të cilat po zhvillohen nga ora 18:45 në kuadër të Ligës së Evropës, ku pas 45’ minutave kemi disa rezultatet tejet interesante.
Në derbin mes Lazios e Marseille ende nuk është zhbllokuar rezultati, njëjtë sikurse edhe në ndeshjen mes Real Betis e Bayer Leverkusen.
Në anën tjetër, skuadra e Rapid Viennas është në epërsi prej një goli kundër Dinamo Zagrebit, ku si vendase është duke e mposhtur skuadrën kroate me rezultat të ngushtë 2:1.
Rezultatet e pjesëve të para në ndeshjet që po zhvillohen nga ora 18:45 në Ligën e Evropës i gjeni më poshtë.
Real Betis 0 – 0 Bayer Leverkusen
Fenerbahçe 2 – 1 Royal Antwerp
Lazio 0 – 0 Marseille
Ludogorets 0 – 1 Braga
Midtjylland 0 – 0 Crvena Zvezda
Rapid Vienna 2 – 1 Dinamo Zagreb