Mauro Icardi është rikthyer në stërvitje me PSG, raporton Sport Mediaset.
Sulmuesi argjentinas nuk ishte as në fushë dhe as në stol për ndeshjen e Champions League kundër Leipzig për shkak të problemeve me bashkëshorten e tij Wanda Nara.
Shkak u bë tradhëtia e sulmuesit me aktoren,Eugenia China Suarez.
Megjithatë, Icardi duket se është pajtuar me Wandan dhe është i gatëshëm për Pochettinon.