Skuadra e Lazios zhgënjen si vendas, duke u nda baras (0:0) me ekipin francez Marseille.
Portieri Thomas Strakosha u paraqit titullar duke ruajtur me sukses portën e Lazios.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi dhe mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, qëndruan në bankën e Lazios.
Pas xhiros së tretë të Grupit E të Europa League në futboll, Lazio zë vendin e 2-të me 4 pikë duke lënë pas Marseille-n me 3 sosh.