Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Mërgim Berisha u paraqit 66 minuta për Fenerbahcen, e cila si vendas barazon me rezultat 2:2 me Antwerpenin nga Belgjika.
Futbollisti Valencia shënoi në minutën e 21-të e 45'-nga penalltia, ndërsa për Antwerpenin Samatta (2') e Gerkens (62').
Valencia dështon nga penaltia në minutën e 37-të., duke lëshuar një mundësi të artë.
Berisha u paraqit standard deri në minutën e 66-të duke treguar lojë të mirë.
Fenerbahce renditet në vend të tretë me 2 pikë dhe Antwerpen në të 4-tin me 1 sosh në Grupin D të Europa League.