Ish-zëvendëssekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Arianit Ahmeti, përmes një postimit godet Federatën e Futbollit të Kosovës.
Ai është i revoltuar me këtë institucion që nga koha kur u largua.
“Federata e Futbollit është kthyer në atë të boksit?
Deri para tri viteve të gjitha mediat flisnin, shkruanin për sukseset e futbollit kurse tani prej kur është uzurpuar karriga e kryetarit nga Agim Ademi lajmet janë për keqpërdorime, marrveshje të dyshimta, rrahje..!
Sipas shkrimeve: Rrahet sekretari nga kryetari, sulmohet drejtori nga Kryetari, kryetari sulmon fizikisht dhe psiqikisht asistenten e sekretarit, rrahet kryetari me referin, pastaj rrahjet vazhdojnë në stafin administrativ ku rrihen mes vete zyrtarët e FFK-së në seli të FFK-së. Kryetari sulmon doktorin e Kombëtares, avazi i kryetarit kalon në kampin e Kombëtares ku lojtarët rrahen mes vete!
Pastaj del dikush e rrah edhe kryetarin!!!!
Në çfarë niveli e kanë sjellë një nga institucionet më kredibile qe ka pas Kosova.
Dikur mburreshim me punën e Fadil Vokrrit trashëgimin që na e la, sot me FFK është bërë për të të ardhur keq.
Ndryshimi është i domosdoshëm!”, reagon Ahmeti.