Edon Zhegrova ashtu si di, shpërthen me gol në Evropë!
Pajtim Kasami dhe Edon Zhegrova u paraqitën titullarë për Baselin.
Skuadra nga Zvicra ngadhënjeu me rezultat 3:1 ndaj Omonisë nga Qipro, në ndeshjen e xhiros së tretë të Grupit H të Conference League.
Futbollisti Pajtim Kasami asistoi në golin e parë, i cili u shënua nga Millar në minutën e 5-të.
Golin tjetër e realizoi Arthur në minutën e 41-të.
Për Omonian shënon Gomez në minutën e 27-të.
Në pjesën e dytë, lojë shumë e mirë dhe Edon Zhegrova shënon në minutën e 88-të për fitoren 3:1. Zhegrova u zëvendësua në minutën e 90+2.
Basel kryeson me 7 pikë, pason Qarabag 7, Almaty 1 dhe Omonia 1 pikë.