Napoli arkëton tre pikë domethënëse ndaj Legia-s nga Varshava, në takimin e xhiros së tretë të Grupit C të Europa League në futboll.
Napoli shënon fitore me rezultat 3:0 ndaj Legia-s.
Futbollisti Amir Rrahmani u aktivizua nga minuta e 81-të duke shijuar fitoren e madhe të skuadrës napolitane.
Ernest Muçi u paraqit standard për Legia-n dhe Lirim Kastrati nga minuta e 71-të.
Muçi u zëvendësua në minutën e 71-të, por 15 minutat e fundit ishin fatale për skuadrën e tij.
Insigne (76'), Osimhen (80'), Politano (90+5’) shënuan për Napolin.
Kjo është fitorja e parë për Napolin në Grup pas një barazimi e një humbje, duke u renditur në vend të dytë me 4 pikë dhe Legia kryeson me 6 pikë por pas dy fitoreve pëson humbjen e parë.