Pas ndeshjeve në kompeticionet evropiane tani rikthehen në aksion top pesë ligat më të forta në botë.
Në pesë kampionatet kryesore evropaine sot do të nis xhiroja e radhës, shkruan lajmi.net.
Dueli kryesor zhvillohet në Premier Ligë, ku Arsenali takohet me Aston Villan nga ora 21:00.
Një sfidë tejet interesante me dy skuadrat që synojnë vetëm tre pikët nga ky takim.
Në Serie A zhvillohen dy përballje Torino-Genoa nga ora 18:30 dhe në ora 20:45 Sampdoria-Spezia.
Ndërsa në Bundesligën gjermane Mainzi e pret në shtëpi Augsburgun nga ora 20:30.
Xhiroja e 11-të në Ligue 1 të Francës hapet me duelin St Etienne-Angers nga ora 21:00.
Në La Liga, Osasuna ballafaqohet me Grandaën në ora 21:00.