Nota e Muçit kundër Napolit

Futboll

Nota e Muçit kundër Napolit

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 11:14
Nota e Muçit kundër Napolit

Pas dy fitoresh, Legia e Varshavës pësoi humbjen e parë në grupet e Europa Leagues dhe e bëri këtë në stadiumin “Maradona” përballë Napolit, ku rezistoi 72 minuta, por më pas nxori tre herë topin nga rrjeta.

Titullar në këtë takim ishte edhe sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Ernest Muçi, i cili qëndroi në fushë për 72 minuta dhe në fund ishte nga më të vlerësuarit te të tijtë.

“Nota 6 për Muçin, që lëviz mirë mes mbrojtjes napolitane, duke shfrytëzuar teknikën e fizikun, megjithatë lihet vetëm nga pjesa tjetër e skuadrës, që qëndron e tërhequr dhe nuk mund të bëjë më shumë se kaq”, thuhet në vlerësimin për Muçin.

Më mirë se sulmuesi kuqezi është vlerësuar vetëm portieri i Legias, i cili u bë disa herë shpëtimtar me pritjet e tij. Sa u përket shqiptarëve të tjerë, Lirim Kastrati zbriti në fushë në minutën e 75-të, ndërsa Jurgen Çelhaka pa ndeshjen nga stoli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat