Dzeko është lidhur edhe me presidencën e Bosnjës, atdheut të tij, një pozicion që nuk e emocionon. Ideja është të luajë deri në 40 vjeç.
“Jo, dhe as që e mendoj presidencën e Bosnjës. Sigurisht që nuk e shoh veten në politikë…
Ndërkohë, dua të luaj edhe pesë vite futboll, pastaj do të mendoj për të ardhmen. Ndoshta të gjitha vitet e mbetura të karrierës do të lidhen me Interin, pse jo?”
Ai mendon vetëm për ngjyrat zikaltër tashmë: “Dua të jap kontributin tim për të fituar këtu. Ta bësh këtë, megjithatë, nuk është kurrë e lehtë.
Nëse Interi do të kishte mbajtur Conten, Lukakun dhe të njëjtët lojtarë si sezonin e kaluar, fitorja e titullit përsëri do të ishte plotësisht e mundur”.