Hajnat në shtëpinë e Dybalas

Futboll

Hajnat në shtëpinë e Dybalas

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 11:38
Hajnat në shtëpinë e Dybalas

Shtëpitë e futbollistëve dhe personave të tjerë të famshëm janë më të preferuarat e kohëve të fundit nga hajnat për t’u vjedhur. Kësaj here, radhën e kishte shtëpia e futbollistit të Juventusit, Paulo Dybala të ishte në shënjestrën e një grupi grabitësish.

Sulmuesi argjentinas ndodhej në Rusi me ekipin për transfertën e Juventus nga Zenit dhe për këtë arsye hajdutët kishin gjetur momentin e duhur për të hyrë të pa shqetësuar në shtëpi.

Deri tani, raportohet se është marrë një koleksion i shtrenjtë orësh nga shtëpia e sulmuesit bardhezi, por hetimet vijojnë për të parë nëse është vjedhur diçka tjetër.

Policia u njoftua nga banorët e zonës për grabitjen, por ajo mbërriti në vendngjarje me vonesë, pa mundur që të kapë autorët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat