Anëtari i Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi A, Fushë Kosova nuk ka vonuar as 24 orë dhe emëron kryetrajnerin e ri. Synimi i Fushë Kosovës është pjesa e lartë e tabelës.
“Burim Shalës i besohet timoni i skuadrës.
Kemi kënaqësinë të iu informojmë se, pas bisedave që kishim me Burim Shalën dhe pas dakordimit me kryesinë e klubit tonë, unanimisht ia besuam detyrën e trajnerit Burim Shalës.
Burimi njihet si një lojtar shumëvjeçar i klubit tonë dhe gëzon një karrierë mjaft të gjatë dhe te ndritur. Njëkohësisht
Burimi ka qenë kapiten i klubit për disa vite me radhë.
Sot ne ambientet e klubit dhe në prani të lojtareve dhe kryesisë, Burimi bëri prezantimin e vizionit të tij e gjithashtu e bëri prezantimin edhe të ekipit të tij.
Ne i jemi falënderues Burimit dhe do të jemi fuqishëm përkrah tij në rrugën e tij përpara”, njofton Fushë Kosova.