Debutimi i Serhio Ramosit te skuadra franceze e Paris Sen Zhermenit është shumë afër.
Mbrojtësi spanjoll, gjatë kohë është duke u rikuperuar, por duket se tani është gati që të luajë një përballje zyrtare në fanellën e skuadrës franceze.
Mediat franceze raportojnë se mbrojtësi spanjoll është duke u stërvitur në nivelin e njëjtë me bashkëlojtarët e tij nga fillimi i javës së kaluar.
Sipas “Le Parieien”, në rast se Ramosi nuk ndjen ndonjë dhimbje dhe arrin që të kalojë procesin stërvitor deri te përballja me Lillën, më 29 tetor, atëherë mund përfitojë minutazhin e duhur nga trajneri Maurisio Poketinjo.