Futbollisti Valon Etemi nga radhët e Istanbulsporit turk është potencial i ri dhe që pritet të debutojë në përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut.
24-vjeçari, është në formë të shkëlqyer këtë sezon në ekipin e parë të Istanbulspor.
Para dy viteve ai ishte ftuar në përfaqësuesen e re të Maqedonisë, nga trajneri aktual i ekipit A, Blagoja Milevski, duke luajtur një ndeshje testuese për shpresat deri në 21 vjet, shkruan "Ekipa.mk".
Etemi ka nënshtetësi maqedonase, vjen nga shkolla e futbollit Renova, i cili ka luajtur edhe për ekipet shqiptare Dinamo Tiranë dhe Kukës, nga ku transferohet te Istanbulspor në fillim të këtij viti.