Shkëndija nga Tetova, Shkupi, Struga Trim & Lum, janë kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Maqedoninë në futboll.
Siç mësohet, shorti për çerekfinale pritet të hidhet më 2 nëntor, ndërsa ndeshjet luhen më 24 nëntor.
Në çerekfinale janë Struga TL, Makedonija GP, Shkëndija, Vardari, Bregallnica, Sileksi, Pelisteri dhe Shkupi.
Shkëndija së bashku me Shkupi vlerësohen favoritë të kësaj gare.