Mesfushori kroat duket se është shumë i lumtur te madrilenët.
Luka Modriç është duke kaluar vitin e fundit të kontratës me Real Madridin që i skadon në qershor të vitit 2022.
Përkundër moshës Modric po vazhdon të luaj nivelet e tij më të larta dhe po tregon se është ende në formën më të mirë të mundshme.
Sipas ‘El Confindencial’, gjasat janë të mëdha që 36-vjeçari të pensionohet në “Santiago Bernabeu” pas disa sezonesh.
Kroati pritet që të rinovojë kontratën edhe për dy sezone tjera e më pas do të vlerësojë sërish nëse mund të vazhdojë të luajë edhe më shumë.
Modriç është titullar i padiskutueshëm edhe këtë edicion te “Los Blancos”, në tetë ndeshje të luajtura ka bërë dy asistime.
Modric është pjesë e Realit që nga viti 2012 kur iu bashkua nga Tottenhami, që nga ajo kohë ka luajtur 399 ndeshje me klubin në të gjitha garat duke realizuar 28 gola e 63 asistime.