Mesa duke disfata shokuese në Norvegji ka shërbyer si një ”dush i ftohtë” për skuadrën e Romës e cila me ardhjen e Zhoze Murinjos po fitonte mjaft vetëbesim.
Edhe pse verdhkuqtë kanë mbërritur në Itali në orën 02.30 të mëngjesit, Murinjo ka programuar stërvitje në orën 11.30 duke mos u lënë fare pushim.
Skuadra është ndarë në dy grupe, ata që luajtën dhe ata që nuk luajtën ndërsa në minutat e para të grumbullimit është bërë një analizë e disfatës së rëndë ndaj Bodo/Glimt.
Murinjo është i fokusuar tek ndeshja e radhës në kampionat ndaj Napolit i cili është i pagabueshëm këtë sezon dhe mund t’i shkaktojë shumë probleme Romës, por verdhekuqtë tanimë janë me këmbë në tokë pas disfatës historike ndaj modestëve norvegjez.