Një episod i çuditshëm në mbrëmjen e Europa League.
Para ndeshjes mes Lokomotivës së Moskës dhe Galatasaray, ndeshje e vlefshme për javën e tretë të Grupit E, në tabelën elektronike ka ndodhur diçka e pazakontë.
Në momentin e lajmërimit të formacioneve të dy ekipeve, në vend të 11-shes së Galatasaray është shfaqur skuadra e… Bayern Munich.
Akoma më e çuditshme është se lojtarët nuk ishin 11, por 10 dhe mungesa ka qenë emri më i rëndësishëm: Robert Lewandowski.
I çuditshëm ka qenë edhe fakti se emri i trajnerit ka qenë korrekt në teori, Fatih Terim, trajneri i Galatasaray.