Vazhdon situata e emergjencës te Milani. Listës së mungesave të sigurta tani i shtohen edhe Kessie dhe Pietro Pellegri.
Motivi lidhet me një dëmtim të sulmuesit dhe një gjendje gripale për mesfushorin që nuk udhëtoi aspak në Porto në Champions pasi ishte i skualifikuar…
Për Stefano Piolin shtohen problemet dhe nuk rikuperon dot as Ante Rebic. Trajneri kuqezi do të duhet kështu të bëjë pa Maignan, Florenzi, Rebic, Kessie, Pellegri, Brahim Diaz, Theo Hernandez, Messias dhe Plizzari…
Një katakombë e vërtetë për kuqezinjtë në prag të ndeshjes ndaj Bologna.