FC Struga Trim Lum me shumë vëshirësi arriti të kualifikohe në të tetën e finales së kupës së Maqedonisë, duke mposhtur me penallti Borecin.
Struganët në kohën e rrgullt ishin duke humbur 0-1, pastaj ia dolën të barazojnë në 1-1 dhe në serinë e penalltive siguruan kualifikimin. Pas huqjeve të penalltive, ishte Besmir Bojku, i cili në serinë e gjashtë shënoi për kalimin në cerekfinale të kupës.
“Ndeshje shumë e rëndë. Pranuam shumë herët gol, e kishim shumë të vështirë për tu rikthyer në anën psikike.
E patë edhe ju, kishim shumë presion, raste të humbura, vendime të arbitrëve, të gjitha gjërat ndodhën në këtë ndeshje. Për fat të mirë e njëjta pati fundin e lumtur, kjo është më e rëndësishmja, të tjerat harrohen.
U kualifikuam për më tej, duhet të mësojmë nga gabimet që bëmë sot, të përmirësohemi, pasi nuk kemi shumë kohë.
Në fundjavë zhvillojmë ndeshje kampionale, që njëherit është edhe një sfidë e re para nesh”, deklaroi Besmir Bojkut, njeriu që siguroi kualifikimin e FC Struga Trim Lum.