Milani me dy mungesa të mëdha!
Milani do të ketë një ndeshje mjaft të vështirë mbrëmjen e nesërme aty ku do të përballet në transfertë me Bolonjën.
Kuqezinjtë vijnë pas disfatës së tretë në Champions, por si vendi i dytë në kampionat dhe skuadra e Piolit do të kërkojë medoemos vazhdimësinë.
Në konferencën për shtyp, Stefano Pioli foli për gjendjen e skuadrës duke konfirmuar dy mungesa, atë të Ante Rebiç dhe Frank Kessie.