Mes Monaco, Juventus, Arsenal dhe Barcelona, francezi ka luajtur me shumë yje gjatë karrierës së tij.
Megjithatë, shoku i tij më i mirë i skuadrës në karrierën e tij nuk ka qenë Messi…
“Kam thënë gjithmonë se Dennis Bergkamp mbetet shoku më i mirë i skuadrës që unë kam patur ndonjëherë. Është ëndrra e çdo sulmuesi”, ka thënë Henry për Telegraph.
“E them këtë për jetëgjatësinë e tij si futbollist dhe sepse e kam parë të stërvitet çdo ditë për shtatë vite”.