Memphis Depay, sulmuesi i Barcelona-s, ka folur për El Clasico-n e së dielës kundër Real Madrid, që do të zhvillohet të dielën në La Liga:
“Është një ndeshje që e shikojnë në të gjithë botën, për mua është një ëndërr të luaj në El Clasico. Ka një dëshirë të madhe të përballem me Real Madrid dhe jam i sigurt se do të jetë spektakolare”, ka thënë holandezi për kanalet zyrtare të La Liga-s.
“Unë nuk ndjej asnjë presion, jam i lumtur dhe është e pabesueshme kur zbres në fushë në Camp Nou. Megjithatë, ndiej s e mund të jap akoma më shumë, nuk jam plotësisht i kënaqur për rendimentin tim”, ka shtuar Depay.
“Dua të shënoj më shumë gola dhe të jap më shumë asiste me fanellën e Barçës”.