Të gjithë janë në pritje të sfidës mes Arsenalit dhe Aston Villës.
Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 21:00 në “Emirates Stadium”.
Të dy skuadrat në dy ndeshjet e fundit nuk kanë shënuar fitore, teksa sonte do të synojnë pikët e plota.
“Topçinjtë” vijnë pas barazimeve me Brightonin dhe Crystal Palace, kurse “Luanët” pas humbjeve nga Tottenhami dhe Wolvesi.