Anis Kollari, një talent që po vjen në futbollin e Kosovës.
Ai po shkon rrugës së babait të tij, ish futbollistit të mirënjohur Besnik Kollari.
Kollari ka qenë prej mesfushorëve më të mirë në fund të viteve të 80-ta, duke luajtur me sukses për Kosovën e Vushtrrisë, pastaj në KF Prishtina kur garonte në Ligën e Dytë ish jugosllave (1989-1990) po ashtu edhe në vitet e pasluftës.
“Anis Kollari - golashënuesi i parë.
4 ndeshje 11 gola.
Anisit dhe të gjithë fëmijëve që janë pjesë e grupmoshave në Sh. f. ‘El.Clasico’ Vushtrri, ju uroj shëndet, lumturi, suksese në jetë dhe futboll”, ka shkruar Besniku në profilin e tij në facebook.