Arsenali arkëton tre pikë të rëndësishme në luftë për t’u ngritur sa në pjesën e epërme të tabelës në Premier League.
‘Topçinjtë’ treguan fuqinë ndaj Aston Villës, duke e mposhtur me rezultat 3:1.
Futbollistët Partey (23’), Aubameyang (45+5’) e Smith Rowe (56’) shënuan për Arsenalin dhe Ramsey (82') për Aston Villën.
Duhet theksuar minutën e 45+5, portieri Martinez e ka pritur penalltinë e Aubameyangut, por topi rikthehet të futbollisti i cili e dërgon në rrjetë.
Pas javës së 9-të, Arsenali zë vendin e 9-të me 14 pikë, ndërsa Aston Villa është e 13-ta me 10 sosh.