Chelsea dhe Norwich City do të përballen ditën e sotme në Premier League.
Blutë morën një fitore 1-0 ndaj Brentfordit në javën e tetë, ndërsa Norwëich fitoi pikën e dytë të sezonit kundër Brighton & Hove Albion.
Chelsea kryeson në Premier League me 19 pikë të marra nga 24 të mundshme.
Chelsea e di se një nga Manchester United ose Liverpool do të humbasë pikë të dielën dhe do ta ketë motivin e shtuar që të marrë rezultat pozitiv në këtë takim.
Milot Rashica pritet të luajë për ‘Kanarinat’ në këtë takim, me reprezentuesin kosovar që mund ta nis nga minuta e parë, ose të futet pastaj si zëvendësues.
Rashica ende nuk e ka gjetur golin e parë në Premier.