Juve dhe Interi do të përballen mbrëmjen e nesërme në ‘San Siro’ në prani të 60 mijë tifozëve.
Trajneri i bardhezinjve, Maksimiliano Alegri ka treguar përulësi ndaj zikaltërve duke u shprehur se janë ekipi favorit për titull dhe se kjo ndeshje nuk është vendimtare për fatet e kampionatit.
Gjendja e Juves: “Do të shohim nesër në mbrëmje, gjithçka varet nga ndeshja që luajmë.
Do të jetë një mbrëmje e bukur sepse do të ketë rreth 60 mijë shikues, ka shumë pritshmëri nga të gjithë. Do të jetë një ndeshje e mirë mes dy skuadra të rëndësishme. Interi është favoritja për të fituar titullin. Do të jetë një test i rëndësishëm kundër një ekipi të fortë”.
Ndeshje vendimtare?: “Për mendimin tim nuk është vendimtare, por do të na lejonte të zgjeronim këtë seri rezultatesh. Për renditjen tonë ajo kundër Romës ishte shumë më vendimtare.
Nuk mund të mendojmë se në një ndeshje mund të fitojmë ose të humbim në renditje. Në nëntor do të shohim ku jemi me renditjen. Pastaj sezoni vendoset i gjithi në tre muajt e fundit.