Gjiganti italian shpreson të vazhdojë me fitore.
Milani do të jetë mysafirë i Bolgonës në sfidën që luhet sot nga ora 20:45.
Pas tetë ndeshjeve të para, Milani ka 22 pikë në pozitën e dytë, kurse Bologna zë vendin e tetë me 12 sosh.
‘Rossonerët’ kanë shumë mungesa për këtë takim, megjithatë synimi i tyre është vetëm fitorja në mënyrë që të ruajnë hapin me kreun e tabelës që momentalisht mbahet nga Napoli.
Milani është favorit, megjithatë Bologna para tifozëve të vetë do të mundohet të marr ndonjë pikë.
Formacioni i mundshëm i Bolognës: Skorupski; Soumaoro, Binks, Theate; De Silvestri, Medel, Svanberg, Hickey; Soriano, Barrow; Arnautovic
Formacioni i mundshëm i Milanit: Tatarusanu; Calabria, Kjaer, Tomori, Ballo-Toure; Bennacer, Tonali; Castillejo, Krunic, Leao; Ibrahimovic