Sot luhen duelet e radhës në kuadër të xhiros së nëntë në Premier Ligë.
Chelsea do të ballafaqohet me Norwichin nga ora 13:30.
Pas tetë ndeshjeve të luajtura Chelsea prin në tabel me 19 pikë, kurse Norwichi ka vetëm dy pikë në vendin e fundit.
Chelsea llogaritet favorit apsolur të marr tre pikët e radhës, ndërsa Norwichi do të mundohet të shkaktojë befasi.
Formacioni i Chelseas: Mendy, Chalobah, Silva, Rudiger, James, Jorginho, Kovacic, Chilwell, Mount, Havertz, Hudson-Odoi
Formacioni i Norwichit: Krul, Gibson, Hanley, Kabak, Giannoulis, Normann, Aarons, McLean, Lees-Melou, Sargent, Pukki