Berisha dhe Zaza ndajnë statistikën dëshpëruese me Torinon

Futboll

Berisha dhe Zaza ndajnë statistikën dëshpëruese me Torinon

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 13:13
Berisha dhe Zaza ndajnë statistikën dëshpëruese me Torinon

Serie B nuk ishte në nivelin e tij dhe Etrit Berisha nuk humbi më tepër kohë në ligën e dytë të Italisë.

Spali dështoi të rikthehet përsëri në elitë, prandaj portieri shqiptar vendosi të lëvizte menjëherë në Serinë A.

Largimi i Sirigu hapi një vend në portën e Torinos. Kjo ishte dhe arsyeja pse gardiani i Kombëtares kuqezi firmosi për “granatat”.

Por duket se vendi i lënë nga Sirigu nuk ishte rezervuar për Berishën.

Juriç gradoi Milinkoviç-Saviç mes shtyllave dhe hierarkia qendron e pandryshuar edhe pas 9 javëve kampionat. Berisha dhe Zaza mbajnë statistikat më të këqija në skuadrën torineze, teksa janë të vetmit që ende nuk e kanë shkelur fushën për këtë sezon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat