Tre legjenda të Italisë marrin licencën për të trajnuar në të ardhmen!
Në Itali kanë përfunduar provimet e fundit për marrjen e licencës së trajnerit dhe emrat e shpallur nga FIGC – Federata Italiane e Futbollit, përfshijnë një numër të madh lojtarësh që kanë bërë historinë si me klubet, ashtu edhe me kombëtaret.
Më të mirët e kursit në përfundim të tij kanë rezultuar Alesandro del Piero dhe Daniele de Rosi, të dy kampionë bote me Italinë në 2006, ndërsa ky i fundit ka qenë edhe pjesë e stafit të trajnerit Mançini gjatë Europianit të fituar.
Ndërkohë që listës i është shtuar edhe Kristian Vieri e Injacio Abate, bashkë me Alesandro Matrin dhe Xhampaolo Pacinin.