Drita nga Gjilani ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Llapit nga Podujeva, në takimin që u zhvillua në stadiumin në Merdarë.
Në minutën e 4-të, Astrit Fazliu shënon nga penalltia.
Në minutën e 28-të, Krasniqi i Llapit, u përjashtua me karton të kuq.
Në fund të pjesës së parë edhe Haxha i Dritës u përjashtua me karton të kuq,
Në minutën e 45-të, Shillova u pengua dhe penallti.
Në minutën e 45+2, Shillova shënon nga penalltia për Llapin dhe ngushton epërsinë në 1:2.
Futbollisti Marko Simonovski thellon rezultatin në 1:3 në minutën e 72-të.
Sadriu i pafat në minutën e 85-të, gjuajtja e tij u ndal në tërthorëse të Dritës.
Në fund të takimit anulohet goli i Llapit, për shkak të pozitës jahte lojës.
Drita renditet në vend të dytë me 19 pikë dhe Llapi mban pozitën e shtatë me 12 sosh.