Janë mbyllur takimet e sotme që u zhvilluan në kuadër të javës së 11’të të Superligës së Kosovës.
Llapi u mposht me rezultat 1-3 nga Drita, atje ku të dy skuadrat luajtën me nga një lojtarë më pak.
Në minutën 28’të u largua nga fusha, Ilir Krasniqi, teksa në minutën e 44’të me të kuq u largua poashtu edhe Balde i Dritës.
Pas ndeshjes, trajneri i Llapit, Tahir Batatina, tha se referimi nuk kishte qenë në rregull, dhe se nuk i ka mposhtur Drita por gjyqtari..
“Po mendoj s’ishte rezultati real, i përgëzoj djemtë e Llapit, këto pikë ia dedikoj Nuzës, Llapin e kanë paralizu që në fillim të edicionit.
Sot s’ka qenë referimi, s’na ka mujtë Drita, na ka mundur arbitri. Kur i konvenon e kqyr VAR-in, kur s’i konvenon s’e kqyr.
Dy metra distancë, nuk pe kuptojnë që kur je aq afër nuk kqyret VAR-i. Iu ka hi tuta pas tri fitoreve, Llapi nuk dorëzohet” – tha Batatina, shkruan Insporti.