Bayerni nga Munihu me pikë të plota.
Bavarezët shënuan fitore me rezultat 4:0 ndaj Hoffenheimit, në takimin e javës së nëntë të Bundesliga I.
Qysh në 45 minutat e parë shënuan dy herë përmes Gnabryt në minutën e 16-të dhe Lewandowskit në atë të 30-tën.
Në minutën e 82-të, Choupo-Moting thellon rezultatin në 0:3 dhe Coman në 0:4 në minutën e 88-të.
Bayerni kryeson me 22 pikë, ka një më shumë se Dormundi dhe Hoffenheim është në pozitën e dhjetë me 11 pikë.
Lewandowski prin në listën e shënuesve me 10 gola, ka një më shumë se Haaland i Dortmundit.