Momentalisht është duke u zhvilluar ndeshja mes skuadrës së Southampton dhe asaj të Burnleyt në Premier Ligën angleze, ku rezultati është i barabartë 2:2.
Fillimisht, rezultatin e zhbllokoi skuadra e Burnleyt në minutën e 13’ përmes golit të Cornet, kurse Southampton barazon rezultatin me golin e Livramentos në minutën e 41’.
Pjesën e dytë e nisi më mirë skuadra e Southamptonit, ku sulmuesi shqiptar Armando Broja shënoi golin e epërsisë në minutën e 50’ të ndeshjes.
Gëzimi i vendasve nuk zgjati shumë, pasi që Cornet shënon golin e tij të dytë personal dhe të barazimit për Burnley në minutën e 57’.
Rezultati momental i ndeshjes është 2:2.
Golin e Armando Brojas e gjeni më poshtë.
Broja with brilliantly taken goal 🔥
— 🧢 (@Vintage_Cfc) October 23, 2021
pic.twitter.com/aduUAeF718